Po vazhdon loja “Wholesale Giveaway” nga Evapify, e përqendruar në tregun tradicional (kioskat, marketet dhe free shops) gjithashtu në të gjitha pikat e shitjes së Evapify në tërë Kosovën. Kjo lojë do të zgjas deri më 30 Shtator dhe ne ju ftojmë t’i kapni retë, bëhuni pjesë e lojës dhe fitoni shpërblime fantastike.
Çka mund të fitoni?
Një total prej 5 trotinetësh elektrik, një pushim për çift në Stamboll, 5 sete të Air Pods, 1 iPhone 14, 10 voucherë në vlerë prej 50 €, dhe 10 kombinime të produkteve të Evapify.
Rregullat e Lojës:
Për të marrë pjesë në këtë lojë, konsumatorët dhe përdoruesit duhet të vizitojnë bashkëpunëtorët e Evapify në tregun tradicional ose pikat e tyre të shitjes në tërë Kosovën ku mund të pajisen me fletushka. Secila fletushkë duhet të plotësohet duke prerë pjesën ballore të kutive të produkteve tona (Crystal, Hyppe ose Geek Bar) dhe duke I ngjitur ato në fletushkë. Pas kësaj, fletushka duhet dorëzuar së bashku me informacionet personale në një nga pikat më të afërta.
Fituesit do të përzgjidhen me datë 10 Tetor 2023, live përmes platformave në rrjetet sociale të EVAPIIFY.