Rregullorja e Privatësisë dhe Sigurisë së të Dhënave të Evapify siguron që të dhënat e marra nga palët e interesuara dhe klientët me qëllim të ofrimit të shërbimeve dhe produkteve, do të mbeten nën kontrollin e vetëm të Evapify dhe janë plotësisht të sigurta. Misioni ynë është t'iu përgjigjemi kërkesave mbi produktet dhe t’i kontaktojmë klient që Evapify ofron.
Evapify në formën e kontaktit e cila është pjesë përbërëse e uebfaqes do të mbledhë të dhënat siç gjenden më poshtë:
Të dhënat e mbledhura do të përdoren nga Evapify për qëllime kontaktimi dhe informimi për të cilat të dhënat përdoren vetëm nga stafi ynë.
Evapify kupton domethënien më të rëndësishme të vlerës së të dhënave të klientëve dhe zbaton të gjitha masat për të ofruar sigurinë dhe mos kompromentimin e të dhënave të tilla, duke qenë plotësisht në përputhje me standardet ligjore. Në këtë drejtim, Evapify zbaton masa të rrepta sigurie për të dhënat e mbledhura fizikisht dhe online, duke siguruar që të dhënat të mos komprometohen nga asnjë veprim ose mosveprim nga ana jonë.
Informacioni i mbledhur është një pjesë e rëndësishme e punës sonë, dhe ruajtja e informacionit të tillë me standardet më të larta të sigurisë është një nga shtyllat e punës sonë. Ngjashëm me sigurinë e të dhënave, me të njëjtat standarde të larta, Evapify siguron që informacioni i dhënë të përpunohet me saktësi, efikasitet dhe konfidencialitet.
Evapify mban protokoll të rreptë të sigurisë së të dhënave për të gjitha të dhënat, duke përfshirë por pa u kufizuar në:
Evapify mirëmban po ashtu një protokoll të rreptë të sigurisë së të dhënave të rrjetit për të gjitha të dhënat, duke përfshirë por pa u kufizuar në masat si:
Çdo punonjës është i trajnuar në protokollet e sigurisë dhe merr përsipër përgjegjësi të rreptë ligjore për të gjitha aspektet e sigurisë së të dhënave dhe mbrojtjes së të dhënave personale.
Prandaj, të dhënat e grumbulluara janë plotësisht të mbrojtura dhe mund të përqëndrohen në punën e tyre kryesore, derisa merrni shërbime të besueshme nga Evapify, duke qenë të sigurt për integritetin e të dhënave.
Mbledhja e të dhënave personale në uebfaqe, përpunimi dhe ruajtja e të dhënave të tilla personale do të trajtohen në përputhje me kornizën ligjore në fuqi të Republikës së Kosovës. Me përfshirjen e të dhënave personale në format e Uebfaqeve, nën lejen e përdoruesit, Përdoruesi njeh dhe pranon përpunimin dhe ruajtjen e të dhënave të tilla personale për qëllimet e lejuara me ligj.
Përpunimi për qëllimet e përmendura më sipër do të kryhet gjithmonë me pëlqimin paraprak të Përdoruesit. Në mënyrë të ngjashme, në rast se Klienti tërheq pëlqimin e tij për çdo përpunim, ligjshmëria e përpunimit të kryer më parë nuk do të preket.