Në një kohë kur ndotja mjedisore dhe mbeturinat plastike janë bërë sfida globale, kompania EVAPIFY ka vendosur të ndërmarrë një iniciativë të veçantë të përqendruar në reciklimin e vapes. Përmes një projekti inovativ dhe artistik në bashkëpunim me kolegjin AAB, EVAPIFY synon të sensibilizojë dhe nxitë ndërgjegjësimin rreth ndikimit negativ të mbetjeve të vapes në mjedis. Kjo kampanjë e përqendruar në artin e reciklimit do të përdorë materiale të ricikluara, veçanërisht vapes të përdorura, për të krijuar instalacione artistike nga studentët e kolegjit AAB që do të shërbejnë si frymëzim i mirëpritur ndaj mjedisit.
Evapify u bën thirrje të gjithë klientëve, që vape-at e përdorur t’i kthejnë në pikën më të afërt të Evapify (kliko këtu për lokacionin tënd më të afërt)
Gjatë kësaj kohe do të organizohet një konkurs i hapur në lëndën e kreativitetit në kolegjin AAB, me qëllim inkurajimin e studentëve të artit për të krijuar vepra origjinale të bazuar në temën e reciklimit të vapes. Ky konkurs do të ndihmojë në identifikimin dhe nxitjen e talenteve të reja artistike e cila në fund do të shpërblehet me një bursë studimi nga EVAPIFY.
EVAPIFY shpreson se ky projekt do të kontribuojë në rritjen e ndërgjegjësimit për çështjet mjedisore dhe në thellimin e kuptimit për rëndësinë e artit si mjet për të frymëzuar ndryshimin pozitiv. Kjo nxitje për të përdorur artin si një mjet të fuqishëm për të shprehur mesazhe të rëndësishme shoqërore dhe mjedisore ka potencialin për të krijuar një ndikim të qëndrueshëm në shoqëri.